Janë tre libra në Bibël, të njohur si literatura e urtësisë: Fjalët e Urta, Predikuesi, Jobi. I pari, Fjalët e Urta na tregoi se Perëndia është i urtë dhe i drejtë. Po, mësuam se Perëndia e ka rregulluar botën, që të jetë e drejtë. Të drejtët shpërblehen dhe të ligjtë dënohen; me fjalë të tjera, secili merr atë, që meriton. Por, më pas u njohëm me Predikuesin, që vëzhgon se njerëzit nuk e marrin gjithnjë atë, që meritojnë. Po, ai thotë se bota nuk është e drejtë. Jeta është e paparashikueshme dhe e vështirë për t'u kuptuar, ashtu sikurse tymi. Dhe kjo ju bën të mendoni: mirë, po a është Perëndia i urtë dhe i drejtë? Saktësisht kështu, prandaj kjo pyetje po shqyrtohet në librin e fundit të urtësisë, Jobi. Në rregull, le të zhytemi pra. Jobi fillon me historinë e ҫuditshme, që zë vend në qiejt, që përshkruhen si lloj qendre komanduese qiellore. Perëndia është me këto krijesa engjëllore, që quhen bijtë e Perëndisë dhe ata po raportojnë para Tij. Dhe Perëndia e përmend këtë personin, Jobin, shërbëtorin e tij dhe sesa i drejtë është ai. Pastaj, një nga këto krijesat engjëllore i afrohet. Në hebraisht ai quhet Satani. Kush është ky Satani? Kjo fjalë në fakt është titull, që fjalë për fjalë do të thotë ai që kundërshton. Nga i gjithë ekipi, ai është i vetmi që e vë në dyshim mënyrën sesi Perëndia po e udhëheq botën. Dhe ai sugjeron se Jobi, ndoshta nuk e do Perëndinë në të vërtetë, se ai është njeri i mirë, vetëm për shkak se Perëndia e shpërblen. Sikur t'ia hiqte Perëndia të gjitha të mirat, që ia ka dhënë Jobit, atëherë do ta shihnim se kush është ai në të vërtetë. A po mendon ai se Jobi thjesht po e manipulon sistemin? Është pikërisht kështu. Ndoshta, ai po bindet ,thjesht për të marrë atë që do. Kështu që, Perëndia pajtohet me këtë eksperiment dhe e lejon Satanin që t'i shkaktojë vuajtje Jobit. Dhe Jobi humb ҫdo njeri dhe gjithҫka që ka vlerë për të. Është shumë e rëndë. Dhe mos harroni se ai nuk e meriton asnjë nga këto gjëra, Perëndia e tha vetë. Gjëja e mahnitshme është se në mes të gjithë këtyre vuajtjeve, Jobi akoma e lavdëron Perëndinë. Të paktën në kapitujt një dhe dy. Por, më pas në kapitullin 3 shohim sesi ai në të vërtetë po ndjehet përbrenda. Ai nis të vajtojë, që e zbulon këtë gjëmë. Është një mallkim i gjatë dhe i hollësishëm i ditës së tij të lindjes. Pas kësaj, disa prej shokëve të Jobit vijnë për ta vizituar, për t'i ofruar ndihmë dhe ata të gjithë i thonë: "Job, ti me siguri ke bërë diҫka tmerrësisht të keqe për ta merituar këtë. Në fund të fundit, e dimë se Perëndia është i drejtë dhe se bota administrohet nga drejtësia dhe ndershmëria e Perëndisë. Kështu që, ti me siguri po merr atë, që meriton. Dhe përgjatë tridhjetë e katër kapitujve në vazhdim, shokët dhe Jobi debatojnë, duke përdorur në poezi shumë të dendur hebraike. Shokët e tij vazhdojnë të ngrenë hamendësime se përse Perëndia mund të ketë dërguar vuajtje të atilla. Madje ata fillojnë të krijojnë lista me mëkate të mundshme, që Jobi duhet të ketë kryer. Por pas secilës akuzë, Jobi e mbron pafajsinë e tij. Dhe Jobi është i pafajshëm. Po, është! Ai gjithashtu është në një gjendje të paqëndrueshme emocionale. Në disa raste, ai është shumë i bindur se Perëndia është ende i ditur dhe i drejtë. Sidoqoftë, në raste të tjera ai e vë në dyshim mirësinë e Perëndisë. Ai madje fillon ta akuzojë Perëndinë si moskokëҫarës, të padrejtë dhe të korruptuar. Deri në fund të dialogut, Jobi kërkon që Perëndia të vijë vetë dhe t'i japë atij një shpjegim. Dhe Perëndia ashtu bën. Ai vjen në trajtën e një stuhie. Perëndia nuk ia jep Jobit një përgijgje të drejtpërdrejtë. Ai nuk i tregon Jobit për bisedën me Satanin. Po, ai bën diҫka krejt tjetër. Ai i bën Jobit një udhëtim virtual në univers. Ai i tregon Jobit sesa e madhe është bota. Dhe Ai e pyet Jobin, nëse ky është në gjendje ta drejtojë, apo ta kuptoj qoftë edhe për një ditë të vetme. Ai i tregon sesa shumë detaje ka në botë, gjëra që mund t'i shohim ҫdo ditë, por që në të vërtetë nuk i kuptojmë aspak. Por Perëndia i njeh të gjitha në mënyrë të imtësishme. Ai i kushton rëndësi bukurisë dhe funksioneve të universit në mënyra, që as nuk i kemi shkuar ndëmend dhe në vende, që nuk do t'i shohim kurrë. Dhe për ta përfunduar, Perëndia i tregon Jobit dy bisha të mrekullueshme dhe mburret për atë sesa të mëdha janë. Po. Dhe janë të rrezikshme. Do të të vrisnin pa u menduar aspak. Dhe Perëndia thotë se ato nuk janë të këqija. Ato në fakt janë pjesë e botës së Tij të mirë. Dhe kaq është. Kjo është e tërë mbrojtja e Perëndisë. Është paksa e ҫuditshme. Për ҫfarë po bëhet fjalë? Duket se nënkuptohet kjo: nga këndvështrimi i Jobit, duket sikur Perëndia nuk është i drejtë. Por këndvështrimi i Perëndisë është më i madh dhe i pakufishëm. Ai, në mënyrë dinamike ndërvepron me një univers të tërë kompleks, ndërsa merr një vendim. Dhe këtë Perëndia e quan Urtësia e Tij. Kështu që, kërkesa e Jobit që Perëndia ta mbrojë veten është disi absurde. Ai nuk do të mund ta kuptonte një kompleksitet të tillë edhe sikur të donte. Atëherë ku na lë kjo? Epo, e lë Jobin të përulur. Ai asnjëherë nuk e mori vesh se përse vuajti. Sidoqoftë, ai është në gjendje të jetojë në paqe dhe me frikën e Zotit. Por, libri nuk përfundon këtu, sepse pas kësaj Perëndia i kthen Jobit dyfishin e ҫdo gjëje, që ai ka humbur. Dhe kjo përsëri është befasuese.
A është ky shpërblim? A po thotë Perëndia: "Urime Job, e kalove këtë provë të madhe."? Në të vërtetë, i gjithë libri thjesht la të kuptohet se fakti, që Jobi humbi ҫdo gjë nuk ishte dënim, kështu që tani kthimi nuk është shpërblim. Atëherë pse po i merr përsëri? Me sa duket, Perëndia në urtësinë e Tij vendosi që t'i japë Jobit një dhuratë. Nuk e dimë arsyen përse, por dimë se Jobi është tani ai lloj personi, që pavarësisht se ҫfarë vjen, qoftë e mirë, apo e keqe, ai mund t'i besojë urtësisë së Perëndisë. Ky pra është libri i Jobit dhe fundi i serive të urtësisë. Këta libra biblikë të urtësisë janë të mahntishëm. Secili prej tyre ofron një këndvështrim unik mbi jetën e mirë. Do të keni nevojë t'i dëgjoni të gjithë së bashku, ndërsa mësoni të jetoni me urtësi dhe me frikën e Zotit. Na shkruani: [email protected]

22 thoughts on “The Book of Job

  1. Website: www.thebibleproject.com
    Explore our videos: https://thebibleproject.com/explore/
    Download resources: https://thebibleproject.com/other-resources/
    Listen to podcasts: https://thebibleproject.com/podcasts/the-bible-project-podcast/
    Donate: https://thebibleproject.com/donate/

    Follow us:
    instagram.com/thebibleproject/
    twitter.com/JoinBibleProj
    facebook.com/jointhebibleproject/
    Subscribe: youtube.com/thebibleproject

    Thank you to all of our generous supporters!

  2. I've read the book of Job many times, and I don't recall at what point Job demands God to present him Self and answer his questions, could you pls tell me which versicle is it?

  3. Very similar to the Qurans version of Job, except he gets double the children as well. So double everything. I love to compare and contrast. In fact Jobs wife had asked him to invoke God for all the good he had to be returned, but he didn't at first he stayed patient and told her God has been good to me for 80 years, and this calamity has only been several years, how could he through his humility ask, when he knows God tests people with addition and subtractions, he was angry at his wife for not being patient and told her if he got better he would strike her 100 times. When his health, wealth, and children were restored, God reminded him of the oath he made to his wife, which put Job (Ayoub) in a hard place because he knew his wife was with him through it all and never left his side. The almighty and all wise gave him a way out, he told him to collect a handful of grass and gently strike his wife to keep his oath, beautiful story although skipped many details, look up the Islamic story of Job, just as I looked up the biblical version. Let's learn from 1 another we are all Gods creation and he loves us all. Even the scary creatures hes made, and the small insignificant creatures hes made, all are his creation. Love to all that reflect and dont lose hope in Gods love and mercy just like our Prophet Job pbuh

  4. Why do you guys say “the Satan”? I kind of have a sense of understanding why but would like someone to explain to me please

  5. Job's kids were just collateral damage. They went straight to heaven and thus were the lucky ones. In the end Job had new set of children to completely make up for those that got killed because of the bet God made with Satan. Everyone is happy.

  6. I love job because it lets us no that you can't use god like a genie just expect God to give you stuff or just been good and righteous. You must walk with God not just be righteous.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *