LITERATURE: Franz Kafka



Franz Kafka ishte një shkrimtar i madh çek i cili arriti të depërtojë në një sferë të emocioneve të njeriut, të cilën mund ta emërotjmë si 'Kafkaesk' dhe falë tij ne jemi në gjendje ta njohim më mirë, të kemi perspektivë të re dhe të lirohemi. Bota e Kafkës nuk është e këndshme. Shpesh na duket si një makth. Megjithatë është një vend ku shumë prej nesh, ndonëse për një kohë të shkurtër, do te përfundojmë në kohët e errëta përgjatë jetës. Në botën e Kafkës ne ndjehemi të pafuqishëm përballë autoritetit, gjykatësve, aristokratëve, industrialistëve, politikanëve dhe mbi të gjitha: baballarëve. Ku ndjejmë se fatin e kemi jashtë kontrollit, kur jemi të shtypur, të turpëruar dhe të përqeshur nga shoqëria dhe sidomos nga familjet tona. Ne ndodhemi në orbitën e Kafkës atëherë kur jemi të turpëruar nga trupat tanë, nga shtytjet tona seksuale dhe e ndiejmë se gjëja më e mirë për neve është që të vritemi, apo të shtypemi pa mëshirë sikur të ishim disa insekte neveritëse. Franz Kafka u lind në Pragë më 1883. Ishte djali i madh i një babai tmerësisht abuziv në aspektin psikologjik dhe i një nëne e cila ishte shumë e dobët për ta mbrojtur të birin nga abuzimet e babait siç do të duhej të bënte. Kafka u rrit i druajtur, i dhënë pas librave, i urtë dhe me shumë urrejtje ndaj vetes. Ai deshi të bëhej shkrimtar por ishte e papranueshme për të jatin. Kështu, njëri nga gjenitë letrarë më të mëdhenjë gjerman pas Gëtes u detyrua ta kalojë jetën duke punuar një sërë punësh që ishin nën nivelin e tij: në zyre juristësh dhe më vonë në kompani sigurimesh. Ai pati disa lidhje të dështuara me gratë, nuk arriti të martohej apo të ndërtojë familje dhe u torturua nga nxitjet seksuale, duke u detyruar të përfundojë nëpër bordello dhe pornografi. Kafka publikoi shumë pak vepra sa ishte gjallë: vetëm tre përmbledhje me tregime të shkurta duke përfshirë këtu edhe veprën më të njohur, 'Metamorfoza' Ai ishte totalisht i fshehur dhe i panjohur. Reputacioni i tij gjigand pas vdekjes, bazohet në tre romane: 'Procesi, Kështjela dhe 'Amerika'. Të gjitha ishin të papërfunduara sepse Kafka ishte shumë i zhgënjyer me to. Ai urdhëroi që ato të shkatërroheshin pas vdekjes së tij. Për fat të mirë të Njerëzimit ato u ruajtën. Nuk do të ishte e tepërt apo fyese nëse sygjerojmë se një nga çelësat kryesorë për ta kuptuar Kafkën e gjejmë tek raporti i tij me të jatin. Kafka asnjëherë nuk shkruajti drejtpërdrejtë për këtë njeri në asnjë nga veprat e veta por psikologjia e romanit është direkt e lidhur me dinamikën e ngjarjeve që ai i jetoi si djali i pafatë i Hermann Kafkës. Çdo djalë i cili kurdoherë është ndjerë nën hije apo i padashur nga një baba i fuqishëm do ta kuptoj ndjesinë e Kafkës përgjatë fëmijërisë së tij. Në Nëntor 1919, në moshën 36 vjeçare, pesë vite para se të vdes, Kafka shkroi një letër 47 faqe të gjatë, për Hermanin në të cilën ai u mundua të shpjegoj se si fëmijëria e tij e kishte deformuar atë. Sikur shumë viktima të abuzimit Kafka kurrë nuk e largoi shpresën, se një ditë do ti kërkohet falje nga personi që i kishte shkaktuar aq shumë padrejtësi. "I dashur baba", vazhdon letra. "Kohët e fundit rasti e solli të më pyesesh se përse kam frikë prej teje. Si zakonisht, s'kam ditur të përgjigjem dhe kjo, pasi nga njëra anë, kam frikë nga ty, dhe nga ana tjetër, sepse për ta gjetur arsyen e kësaj frike do të me duhej të hyja thellë në detaje të cilat nuk do i mbaja mend gjatë bisedës. Kafka i rritur, e poshtëroi veten përballë babait. "Gjithë çfarë më duhej ishte pak inkurajim pak shoqëri, por unë nuk isha i përshtatshëm për të. Për mua ishte e pakapshme mungesa totale e ndjenjave tua, mbi vuajtjet dhe turpërimin që ke shkaktuar tek unë përmes fjalëve dhe gjykimeve tua. Dukej sikur nuk ishe i vetëdishëm për fuqinë tënde." Kafka e vinte theksin tek një incident konkret kur si fëmijë i vogël ai i kërkoi një gotë ujë dhe babai i tij i tmershëm e nxorri djalin nga shtrati, e flaki në ballkon dhe e la aty të ngrijë nga të ftohtit, veshur vetëm me rrobat e gjumit. Kafka shkruan: "Isha shumë i urtë pas kësaj ngjarje por ajo më shkaktoi shumë dëme të pariparueshme. Për shumë vite pas, vuajta nga frika se njeriu gjigand, babi im, autoriteti absoulut, do të vinte pa asnjë arsye dhe të më hedh tutje në ballkon dhe kjo nënkuptonte se unë nuk isha asgjë për të." Djemtë kanë nevojë për mbështetjen e babait për tu bërë burra, dhe Herman Kafka nuk ja dha këtë mundësi Franzit. "Në moshë fare të re, ti më ndalove të flas. Kërcënimi jot se mos thoja ndonjë gjë që nuk duhej, dhe dora e ngritur, më kanë ndjekur vazhdimisht". Dobësia e Franz-it ishte e dukshme. "Unë isha i rënduar nga prania jote fizike. Më kujtohet kur ndërronim rrobat në të njejtën dhomë. Unë isha i thatë, dobët, i vogël. Ndërsa ti ishe i fortë, i gjatë, i gjërë. Ndjehesha si një monstër e mjerë. Kur ne ecnim së bashku, ti më kapje për dore si një skelet të vogël, të pasigurtë, të frikësuar nga uji dhe në pamundësi për të imituar mënyrën tënde të notit. Isha i mbushur me dëshpërim. Nuk mund të ishte më keq, por ja që ishte. Kafka e përfundoi letrën dhe ja dha nënës Julie, që t'ia jepte Hermanit. Por e dobët dhe e frikësuar siç ishte ajo nuk ja dha. E mbajti për disa ditë dhe ja ktheu Franzit duke e këshilluar se do të ishte më mirë që burri i saj i zënë, dhe punëtor, të mos lexonte në gjë të tillë. Djali i mjerë nuk pati guxim të tentojë përsëri. Tek "Gjykimi", një tregim i shkurtër, i shkruar më 1912, një bizesmen me emrin Georg, planifikon të martohet. Ai jeton në një banesë me të jatin e tij të ve. Ai bëhet gati të largohet nga shtëpia kurse babai është në moshë dhe i dobët. Georg e vendos atë në shtrat por papritur në mënyrë misterioze, babai e fiton fuqinë, kërcen mbi Georgin dhe e akuzon atë se ka tradhtuar të gjithë: Shoqërinë, babain, dhe kujtimin e nënës. Georgi mezi kundërshton. Si përfundim babai e dënon Georgin me vdekje me mbytje. Georgi bindet dhe nxiton për tu hedhur në lumin që ndodhej afër. Babai ulërin me zë të lartë: "Ishe një fëmijë i pafajshëm, por në zemër ishe një qenie e ligë dhe djallëzore". Idea e gjykimit të egër dhe arbitrar ishte e pranishme vazhdimisht në veprën e Kafkës: ajo ri-shfaqet në veprën e papërfunduar "Procesi", e shkruajtur dy vite më pas. Por tani Kafka zëvendësoi figurën e babait, me një aparat të madh gjyqësor: me gjykatës, avokatë, roje, dhe procedura burokratike të stërgjatura. Kur Joseph K u arrestua në mëngjesin e ditëlindjes së 30-të, atij nuk iu kumtua akuza. Ai mezi përpiqet për ta kuptuar pse. Ndjehet fajtor nga brenda mendon se e meriton të ndëshkohet. Ai mundohet të deklarohet i pafajshëm, pa i kuptuar ende arsyet e akuzës dhe e punëson një avokat. Por gjykata gradualisht e tjetërson atë. Ai e humb aftësinë për të menduar. Fjalët e lënë në baltë, ai madje as nuk punon si duhet dhe mposhtet nga loja e politikës. Më në fund, një vit pas arrestimit, dy nënpunës me një pamje groteske shkojnë në banesën e Joseph-it. E marrin dhe e dërgojnë në periferi të qytetit dhe e vrasin duke ja ngulur thikën në zemër. Në mes të "Gjykimit" dhe "Procesit", Kafka shkruan "Metamorfozën". Një tregim i shkurtër ku agjenti tregtar, i quajtur, Gregor Samsa, zgjohet një mëngjes i shndërruar në insekt që ngjason në brumbull. Kjo është një histori e neveritjes ndaj vetes, e tradhëtisë familjare dhe ashtu sikurse "Procesi", një histori mbi fuqinë e tmershme të autoritetit. Kur Gregori zvarritet në dysheme, ai është në rrezik që të shtypet nga i jati. Familja e Gregorit e kupton se mund t'ia dalin fare lehtë edhe pa të. E mbajnë në dhomën gjumit dhe i hedhin mbeturina. Pas një diskutimi familja mendon se insekti që ndodhet në dhomën e gjumit nuk mund të jetë Gregori. Ata fillojnë ti referohen insektit si insekt dhe jo si Ai(qenie njerëzore). Ata vendosin që ta largojnë insektin. Gregori i dëgjon dhe vendos të vdes qetësisht. Pas vdekjes së Gregorit familja është pak e turpëruar me sjelljen e tyre, por ama vetëm 'pak'. Kafka vuajti nga sëmundjet përgjatë gjithë jetës. Në 1924 kur ai ishte 41 vjeç, sëmuret me tuberkulozë, e cila i shkaktonte dhimbje të mëdha kur ushqehej. Ai shkruajti tregimin e tij të fundit, të titulluar "Artisti i Uritur". Aty tregohet historia e një perfomuesi publik i cili mbijeton duke agjëruar për të kënaqur publikun Një herë ai arriti të agjëroj për 40 ditë. Por me kalimin e kohës audienca filloi të mërzitej nga puna e tij. Sado që ai mundohej atyre nuk ju bënte përshtypje më. Ai vendoset në një kafaz të ndyrë dhe dobësohet tmerrësisht shumë. Para se të vdes ai kërkon të falet dhe rrëfehet se ai kurrë nuk do të duhej të admirohej sepse arsyeja e agjërimit ishte për shkak se nuk mund të shijonte asnjë ushqim. Menjëherë pas vdekjes, ai u zëvendësua me një panterë. Një kafshë plotë me energji e cila adhurohej nga turma dhe nuk ngopej së ngrëni. Disa ditë pasi e përfundoi veprën "Artisti i Uritur", Kafka ndërroi jetë dhe u varros në varezat e hebrenjëve në Pragë. Disa vite pas vdekjes ai filloi të bëhej i famshëm. Në periudhën e Luftës së Dytë Botërore, ai konsiderohej si shkrimtari më i madh i kohës. Familja e tij vdiq në dhomat e gazit nga gjermanët përgjatë Holokaustit. Ai paraqet një monument në historinë e literaturës gjermane dhe në të njejtën kohë, ai është mishërimi i anës tonë të keqe, të turpshme dhe të frikshme. Kafka shkruante: "Detyra e letërsisë është të na ri-lidh me ndjenjat të cilat ndonëse janë të pamundura për tu studiuar, kanë nevojë për vëmendjen tonë. Një libër, shkruante ai "duhet të jetë si një sëpatë për detin e ngrirë brenda nesh". Librat e tij janë sëpatat më të prekshme, të frikshme, dhe më origjinale që janë shkruar ndonjëherë.

50 thoughts on “LITERATURE: Franz Kafka

  1. His parents were cunts. He should have just defied his asshole father. Are all men like this? Do they all depend on their fathers like this?

  2. This is how insecure and abusive childhood can affect sb’s later adulthood. He was at the edge of paranoia & psychosis.
    Kafka had also a situation where he was judged like in a court by a family of a woman he was in a relationship.

  3. I feel it is a worthy postscript to this video, to note the name of Max Brod, who was a great friend to Kafka, a writer himself, and latter, Kafka's biographer. He was the one who refused to honor Kafka's instructions that his manuscripts be destroyed after his (Kafka's) death. Thus it was his friend who saved one of the great treasures of world literature, even as Kafka's family was being exterminated by the Nazis.

  4. Kafka epitomizes the ugly part of us. Not inherently ugly, but the part that world sees as ugly and we are too innocent to realize . It could be anything from a departure from normalized behaviours, to being physically unfit, being disabled, being unable to fight back or harsh rejection/hatred from loved one.

  5. I never learned about any great writers or poets at school because my teacher sucked, I would’ve had much better grades if my german lessons had been that interesting (I’m german)

  6. 09:30 Correction: notwithstanding, all his family were gassed by the Nazis in the Holocaust. He is a monument in German literary history and at the same time he is a sad, ashamed, terrified part of us all.

  7. https://youtu.be/i8-gz386QYo Franz kafka- dönüşüm kitap incelemesi ve kısaca hayatını anlattığımız video kanalda 🙂

  8. Hello The School of Life. First of all, I would like to thank you for the fascinating vid. Keep up the great work, please!
    That being said, I would like to point out something: It is very likely that Kafka's mother was her husband's victim. I don't believe using the words "too weak" to describe her and explain why she wouldn't defend her child is fair at all. I have an abusing parent and I definitely wasn't the only one abused by this person in the family.

  9. At times tears roll down my cheeks if I think about Kafka's story and realize there are people who are suffering the similar misfortune!

  10. Here, there's a different book in Kyrgyz literature, all about "Broken sword" novel!
    https://youtu.be/30jfO_kUhXw

  11. I like reading Kafka. But I will be honest with Y'all, I feel like the dark mood in his work is a bit exaggerated in every review or video essay, such as this one.

  12. I am so lucky that my dad wasn't like Kafka's. He gave me all the freedom in the world a boy could imagine. And I'm so thankful to him for being so kind to be, so gentle to me when I was young. And he still is very kind and gentle to me. Thank you dad for making a man out of me with your kindness.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *